15.4 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Dyshohet se vrau kolegun në një aheng, merret vendimi për të dhe 5 policët e tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për 6 zyrtarët policorë të cilët u arrestuan pas festës tragjike në Zllatar të Prishtinës, ku zyrtari policor, Lirim Haxholli dyshohet se u vra aksidentalisht nga kolegu i tij, Fatlum Mehmeti.

Fatlumit, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Ndërsa për 5 zyrtarët policorë të tjerë G T, E I, F A, E T dhe B M, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Gazeta Sinjali sot raportoi se ndonëse në natën tragjike kur aksidentalisht humbi jetën zyrtari policor Lirim Haxholli, u vendos që zyrtarët policorë që nuk kishin përdorë armën të trajtoheshin vetëm si dëshmitarë, tashmë statusi i tyre ka ndryshuar.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se Prokurorja e çështjes Besa Limani ka vendosur që 9 zyrtarët policorë t’i marrë në cilësi të dyshuarit për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

15 zyrtarë policorë janë të suspenduar nga IPK për 72 orë dhe nesër pritet t’ju vazhdohet suspendimi.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim për të gjithë ata që nuk i lajmërojnë rastet, për të cilat kryerësit e tyre duhet të përgjigjen para ligjit.

Vepra penale: “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” qartëson se: “Kushdo që është në dijeni për identitetin e kryesit të një apo më shumë prej veprave penale në vijim dhe nuk e lajmëron faktin e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT