Incidenti i raportuar në shesh, ku ishte e përfshirë Aida Dërguti, ka sjellë zhvillim të ri brenda Policisë së Kosovës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dy zyrtarë policorë janë suspenduar për 48 orë, në lidhje me veprimet e tyre gjatë incidentit.
Masa e suspendimit është marrë derisa po shqyrtohen rrethanat e plota të rastit dhe mënyra se si kanë vepruar zyrtarët policorë në terren.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, procedurat e brendshme tashmë janë aktivizuar dhe pritet që të bëhet vlerësimi i plotë i përgjegjësisë eventuale të zyrtarëve të përfshirë.
Incidenti me Dërgutin ka marrë vëmendje të konsiderueshme publike, ndërsa suspendimi 48-orësh shënon masën e parë konkrete institucionale pas ngjarjes.



