-1.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 7 Janar, 2026
spot_img

Dyshime për shpëlarje parash, 59 mijë euro u konfiskuan në Leposaviq

59 mijë euro të padeklaruara janë konfiskuar nga policia në Leposaviq gjatë një kontrollit në një automjet të një burri, i cili dyshohet për shpëlarje të parave.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të rastit, shuma e parave është sekuestruar përkohësisht deri në verifikimin e burimit të tyre.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur një shumë parashë të padeklaruara në vlerë rreth 59,055.00€. Me vendim të prokurorit i janë sekuestruar paratë derisa të dëshmohet origjina e tyre, po ashtu i janë sekuestruar: çertifikata e biznesit, nga ARBK, çertifikata e biznesit nga ATK dhe Z. raporti ditor fiskalë, te cilat si dëshmi do të analizohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT