7.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
spot_img

Dyshime për manipulim: Motra e Donika Kadajt u paraqit si boshnjake për t’u futur në listë, KQZ nuk e certifikon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar motrën e Donika Kadajt-Bujupit, që kishte kandiduar me listën e koalicionit VAKAT.

Kjo erdhi pas një debati të ashpër në KQZ.

Aty anëtari boshnjak akuzoi se ka pasur falsifikime e manipulime, me qëllim që Ena Krasniqi, motra e Donika Kadajt, edhe pse vazhdimisht e ka deklaruar veten shqiptare, për arsye politike është deklaruar boshjake.

Si rezultat, lista e koalicionit VAKAT u certifikua pa emrin e Ena Krasniqit.

Skandalin e bënë më të madh fakti që vetë Ena Krasniqi, në vitin 2009, kishte qenë pjesë e listës së AAK-së në Istog.

Duda Balje në një prononcim për Nacionalen akuzoi se kjo është pjesë e një plani, për ta larguar atë nga Kuvendi.

Deputetja Duda Balje ka ngritur alarmin për një komplot të pushtetit.

Ajo ditë më parë theksoi se motra e Donika Kadaj-Bujupit, Ena Kadaj-Krasniqi, ka kandiduar për deputete me Koalicion Vakat, partinë rivale të Baljes.

Pavarësisht se dy motrat Kadaj kanë lindur në Sarajevë dhe nëna e tyre është boshnjake, deputetja Balje ka thënë për Nacionalen se Ena Kada, nuk ka haber për komunitetin boshnjak.

Dyshimet janë sidomos për faktin se Donika Kadaj, edhe në faqen zyrtare të Kuvendit, figuronte si shqiptare për nga etnia. Ajo kishte qenë deputete për disa mandate me partitë shqiptare.

Duda Balje dyshon se ky mund të jetë një plan, nëpërmjet të cilit edhe mund të synohet largimi i saj nga Kuvendi, siç ishte tentuar në vitin 2021 me Adriana Hoxhiq.

TË FUNDIT

TË FUNDIT