Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar përgatitjet për pjesëmarrjen e tyre në stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22” që do të mbahet në Gjermani.
“Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.
Stërvitja Dynamic Front organizohet nga Ushtria Amerikane në Europë dhe me synim të përforcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të aftësive të shteteve partnere.