9.8 C
Mitrovice
E enjte, 20 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Dy vite pa Adelën, miku i ngushtë i bën dedikim emocional

Janë bërë dy vite nga vdekja e gazetares, Adela Xhamani.

Adela Xhamani fillimisht ishte bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother Albania 2”, shkruan lajmi.net.

Ajo ndërroi jetë dy vite më parë, si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa vdekja në moshë të re tronditi miqtë dhe kolegët e saj.

Gjatë ditës së sotme, njëri nga miqtë e saj, Eraldo Rexho, e ka kujtuar atë me fjalë emocionuese në dy vjetorin e vdekjes së Adelës.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ERALDOS, PA NDËRHYRJE:

Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në ‘Youtube’, në një rikthim tek bisedat e ‘Whatsapp’… Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty.
Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën.
Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund 💔 #KurrëNukTëHarroj #PërgjithmonëAdela #2VjetPaTy
“. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT