17.9 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Dy të therur në Mitrovicë pas ndeshjes së basketbollit

Dy persona janë lënduar nga mjeti i mprehtë pas ndeshjes së basketbollit që u zhvillua këtë mbrëmje në Mitrovicë.

Lajmi për KALLXO. com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Mitrovicë Jugu, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal në Mitrovicë.

Tutje zëdhënësi tha se njësitet kompetente policore po merren me rastin./kallxo

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT