20.5 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Dy shqiptarë, një kosovar dhe një serb hyjnë ilegalisht në Kosovë: Policia i dërgon drejt e në karantinë

Policia e Kosovës dje ka ndaluar katër persona derisa ishin duke kaluar kufirin ilegalisht në Kosovë, në dy pika të ndara, ku pas ndalimit janë dërguar në karantinë në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Krojet e Gërmicës, janë  ndalur dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër shtetasë të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Ata më pas janë dërguar në karantinë.

Njëjtë edhe te Hani i Elezit, njësitet policiore kanë ndaluar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Edhe këta dy të dyshuar janë dërguar në karantinë.

Më poshtë raporti i plotë i Policisë së Kosovës

Krojet e Gërmicës 31.03.2020-12:15. Nga njësitet policore janë ndalur dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër shtetasë të R. Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Pas kontrollave mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë.

Hani Elezit 31.03.2020–16:20. Nga njësitet policore janë ndalur dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Pas kontrollave mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT