Gjykata Themelore në Prishtinë, pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie mes Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarve, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq.
Të njëjtit ishin të akuzuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, duke i dënuar Petroviqin me 6 mijë euro gjobë dhe Obrenoviqin me 6 muaj burgim.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të martën nga gjykatësi Vesel Ismaili.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Petroviq është dënuar me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e tij i zëvendësohet me gjobë 6 mijë euro.
Në këtë dënim, të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, ku për secilën ditë qëndimi llogariten nga 20 euro.
Kurse, i akuzuari Obrenoviq u dënua me 6 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 29 maji deri më 27 nëntor 2023.
Të akuzuarit obligohen që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës sipas llogaritjes së shpenzimeve të gjykatës, për paushallin gjyqësor secili veç e veç obligo