6.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Dy raste të reja me koronavirus, një në Gjilan e tjetri në Malishevë

Janë shënuar edhe dy raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Njëri rast është në Gjilan, kurse tjetri në Malishevë. Me këto dy raste shkon në 33 numri i personave të prekur me koronavirus, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi:

DY RASTE TË KONFIRMUARA ME COVID-19!

22/03/2020
Ora 19:00

Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.

Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar pozitive. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT