4.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Dy qytetarë gjejnë mbi 10 mijë euro, i dorëzojnë në polici – i kthehen pronarit

Javën e kaluar, më 10 dhjetor një qytetar ishte lajmëruar në stacionin policor në Pejë, duke deklaruar se i kishin humbur mbi 10 mijë euro në një lokal. Tri ditë më vonë, dy qytetarë ishin lajmëruar se kishin gjetur para në rrugën ku ndodhej lokali.

Policia bën të ditur se pas verifikimeve, i janë dorëzuar pronarit.

KOMUNIKATË PËR MEDIA:

Qytetaret dorëzojnë paratë e gjetura në Polici

Pejë, 15 janar 2026

Me datë 10.01.2026, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё raportuar nga njё qytetar se nё rrugën ‘Vllёzёrit Gёrvalla’ nё Pejё, nё njё lokal, i ka humbur njё shumё tё hollash nё
vlerё prej; dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro.

Me datёn 13.01.2026, dy qytetar nga Peja, kanё ardhur ne Stacionin Policor nё Pejё, dhe kanё dorёzuar shumёn e tё hollave prej: dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro, tё cilat i kishin gjetur nё njё lokal nё rrugën e lartёcekur.

Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur tё hollat, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe pas hetimeve tё nevojshme nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nga zyrtarët Policor ju kanё kthyer tё hollat.

Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

TË FUNDIT

TË FUNDIT