30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Dy persona të panjohur e bëjnë llom një burrë në Vushtrri, gruaja e tij lajmëron Policinë

Një person nga fshati Nedakoc i komunës së Vushtrrisë ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar, pasi u sulmua fizikisht nga dy persona të panjohur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 kur në afërsi të shtëpisë së viktimës, dy persona të panjohur i kanë dalë në pritë dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.


Ai u gjet i përgjakur nga bashkëshortja e tij e cila menjëherë e ka dërguar atë në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, por që aty u udhëzua që trajtimin mjekësor ta vazhdojë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Bashkëshortja e viktimës ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës për atë që i ka ndodhur burrit të saj, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima nuk ka mundur që të përgjigjet në pyetjet e Policisë lidhur me rastin, por vetëm ka deklaruar se dikush e ka goditur me shkopinj në kokë.

Me vendim të prokurorit rasti do të hetohet si ‘Lëndim i rëndë trupor’.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT