Një person ka lajmëruar Policinë e Kosovës se përderisa ishte duke punuar në vendin e punës, dy persona të tjerë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin hyrë në pompën ku ai po punonte dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin 600 euro.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë pas ora 00:00., shkruan arbresh.info
“Rr. Faik Konica, Prishtinë 22.10.2021 – 00:06. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve kanë hyrë dy persona njëri i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej afër 600 € dhe janë larguar. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./arbresh.info/