Dy femra janë grabitur nga dy meshkuj në Prishtinë gjatë ditës së martë. Të dyshuarit kanë marrë nga to kuletat dhe telefonat, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me datë 09 mars rreth orës 11 në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohet, u kanë grabitur telefonat dhe kuletat.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante. /gazetametro.net






