17.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Dy deputetë rezultojnë pozitivë me COVID-19

Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Bëhet fjalë për Bekim Haxhiun e PDK-së dhe Besnik Tahirin e AAK-së.


“Pas dy testimeve të bëra në 24 orët e fundit rezultova pozitiv me COVID-19. Në këto dy vite të pandemisë për herë të parë kam rezultuar pozitiv. Duke qenë i vaksinuar me dy dozat e vaksinave, simptomat janë të lehta. Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së në ditët në vijim do të jem në izolim, derisa të rezultojë negativ”, shkruan Haxhiu.
Edhe Tahiri lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebookut.

“Pas testimit, kam marrë konfirmimin se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Edhe pse i vaksinuar me dy doza, virusi ka simptoma jo të lehta, e në veçanti për ata që kanë probleme tjera shëndetësore. Duke ju uruar shëndet për ju dhe familjet tuaja, lutem për sa më pak të infektuar, e ata që tashmë janë pozitivë ta kalojnë sa më lehtë. Ju lutem kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, shkruan ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT