3.2 C
Mitrovice
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Durmishi mbikëqyr punimet në Ibër-Lepenc: Me këtë intensitet të punimeve, javën tjetër fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka mbikëqyrur sot punimet që po bëhen për t’u funksionalizuar devijimi në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit që u krye në të të shtunën.

Durmishi ka thënë se me intensitetin e punimeve që po kryhen aktualisht gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi, ashtu që javën tjetër të fillohet me sanimin e përhershëm të kanalit, shkruan Reporteri.net.

“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi. Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, ka shkruar Durmishi, teksa ka publikuar edhe disa fotografi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT