22.7 C
Mitrovice
E premte, 4 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Ka filluar betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës.

Kështu bëri të ditur zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka thënë se në vjeshtë edhe dy ura do t’i shtohen lumit Ibër.

“Filluam me betonimin e pilotave. Në vjeshtë edhe dy ura mbi Ibër”, ka shkruar Durmishi.

Ndryshe, ditë më parë ishin vendosur gurthemelet të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut. /Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT