Ish-këshilltari i NATO-s, John Stewart Duncan, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai thotë se lufta e Kosovës ishte shumë më ndryshe se ajo mes boshnjakëve dhe kroatëve, pasi sipas tij, populli i Kosovës po luftonte kundër atyre që i kishin dhunuar, transmeton Klankosova.tv.
“Lufta [në Kosovë] nuk ishte si e boshnjakëve dhe kroatëve që luftonin ndërmjet njëri-tjetrit, por bëhej fjalë për një luftë ku populli luftonte kundër atyre që i kishin dhunuar”, tha Duncan.