28 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Duncan për dhunën e pasluftës: S’ishte e orkestruar nga UÇK-ja

Dëshmitari John Duncan deklaroi të hënën në Hagë se dhuna që ishte shfaqur pas përfundimit të luftës nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja dhe se Hashim Thaçi ka bërë thirrje për qetësi.

“Në mënyrë të pavarur, jo. Për shkak se me sa e kuptonim ne, nuk ishte dhunë e orkestruar. Ajo që donim ne ishte që ai të lëshonte thirrje ndaj kosovarëve që të përmbaheshin. Megjithatë, siç e përshkrova, bëhej fjalë për sulme të hakmarrjes, oportuniste-kriminale. Si çdo politikan, ai mund të lëshonte thirrje për qetësi, por nuk ishte në gjendje që ta zbatonte një gjë të tillë për shkak se nuk ishte e organizuar nga UÇK-ja”, tha ai.

Këtë deklarim, dëshmitari e bëri pasi u pyet nga avokatja Nina Tavakoli se a mund të ndalohejë kjo dhunë më 1999 nga Thaçi.

Dëshmitari tha se këtë thirrje për qetësi e bëri Thaçi dhe se ata ishin krejt ajo se çfarë i kërkuan atij lidhur me këtë pjesë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me kaq përfunduan pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit për të vazhduar me ato të mbrojtjes së Kadri Veselit të përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT