6.6 C
Mitrovice
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Duda Balje i çon selam Kurtit: Për të hyrë në koalicion dua që të formohet “komuna e boshnjakëve”

Më së largu 30 ditë pas, presidentja Vjosa Osmani duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në bazë të rezultateve preliminare, kryetari i Kuvendit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar më së shumti vota.

Pas zgjedhjes së kryetarit, Osmani obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit.

Në situatën që ndodhemi aktualisht koalicionit janë të pashmangshme. Eksponent të VV-së kanë deklaruar se qeveria Kurti 3 do të formohet, që nënkupton se koalicioni qeverisë është i pa shmangshëm.

Gazetaja Dijellza Preniqi ka kontaktuar deputeten, Duda Balje. Kryetarja e Unionit Social Demokrat ka deklaruar se “që të hyjë në koalicion qeveritarë me ndonjëherë parti, së pari duhet t’i diskutojnë kërkesat e saj, e që njëra ndër to është formimi i “Komunës së boshnjakëve””.

Në vijim mund të ndiqni videon e prononcimit të Baljes.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT