1.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Dua Lipa me urim të veçantë për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dua Lipa shprehet krenare për atë që ka arritur Kosova gjatë këtyre viteve.

Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa zgjodhi fjalët më të bukura për atdheun e saj, shkruan lajmi.net.

Me anë të një fotografie të edituar, në të cilën prapa këngëtares shihet flamuri shtetëror i Kosovës, artistja uroi 13 vjetorin e Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë !!! 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰 13 VITE !! Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e shikoja atë në tv duke ndodhë, derisa jetoja në Prishtinë. Drithërima, drithërima, drithërima të energjisë së qytetit! E paharrueshme … krenare të shikoj sa shumë kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ❤️”, janë fjalët e Duas.

Ndryshe, Dua Lipa në secilën paraqitje publike të saj, nuk heziton të tregojë para botës për prejardhjen që e ka. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT