1.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Drojë për trazira, KFOR-i blindon veriun e Kosovës

KFOR-i e ka rritur praninë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në atë zonë, me qëllim të rritjes së sigurisë për qyetarët.

Reth dy javë më parë kjo zonë ishte e bllokuar nga serbët e veriut.

Pas pezullimit të vendimit për reciprocitet në dokumente personale, u hoqën barrikadat.

Me afrimin e datës 1 shtator, kur pritet që vendimi të rihyjë në fuqi, këtu u vendosën trupat e KFOR-it.

Megjithatë, ky postbllok nuk është i vetmi që haset rrugëve të veriut të Kosovës.

Përveç nga toka, monitorimi po bëhet edhe nga ajri.

Kontigjenti i parë i pjesëtarëve të KFOR-it u vendos në orët e mbrëmjes, andaj në mesditë bëhej edhe ndërrimi i ushtarëve.

Dikush kujdeset të pasqyrojë gjendjen të cilën po e linte.

Ky ushtar, por edhe kolegët e tij, janë në gjendje gatishmërie për çdo eventualitet.

E prania e KFOR-it këtu nuk iu pengon serbëve të veriut. Ata madje fajësojnë politikanët për situatat e krijuara në këtë pjesë të Kosovës.

Se politika është përgjegjëse, e thotë edhe një qytetar tjetër.

Ndërsa dikush tjetër thotë se nuk ndihet i sigurt gjatë kalimit të rrugës që çon në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas Qeverisë së Kosovës, më 1 shtator do të nis së zbatuari vendimi për reciprocitet në letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT