35.2 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Droga s’ka të ndalur – i riu kapet me marihuanë në Mitrovicë

Një rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Mitrovicën e Veriut, ku një person është kapur me sasi të vogël marihuane.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 24 korrik 2025 rreth orës 02:45, gjatë një kontrolli të realizuar nga Policia në rrugën “Kral Petri”, është ndaluar Besmir Hasani, te i cili është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike, marihuanë, në sasi që dyshohet të jetë për një përdorim.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit 269 të KPRK-së

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT