4.7 C
Mitrovice
E diel, 25 Janar, 2026
spot_img

Dritan Abazoviq i shkruan letër Glauk Konjufcës

Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq i ka shkruar letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Përmes kësaj letre Abazoviq ka uruar Konjufcen për marrjen e detyrës së re.

Më tutje zëvendëskryeministri i Malit të Zi i ka thënë Konjufces së është e rëndësishme bashkëpunimi në mes të dy vendeve fqinje.



Letra e plotë:

“Shkëlqesia juaj,

Me nderime të larta dhe dëshirat më të mira, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë besoj se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.



Duke përfituar nga ky rast, unë do të doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona bazuar në marrëdhënie të mirëbesimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, unë pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, i cili do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës.

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë për Ju“, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq. ​

TË FUNDIT

TË FUNDIT