Basketbollisti Drilon Hajrizi ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV.
Hajrizi ka rrëfyer se si e nisi karrierën, përvojën e tij si basketbollist në Japoni, rikthimin te KB Trepça, sfidën shëndetësore që e pati para disa javësh e shumçka tjetër.
Gjatë bashkëbisedimit me autorin e emisionit, Gazmend Morina, Drilon Hajrizi foli edhe për rolin e basketbollistëve të huaj që luajnë për ekipet kosovare, e në veçanti për ata që luajnë te KB Trepça.
Ai tregoj që njëra ndër problemet e basketbollit që është paraqitur viteve të fundit është çështja e sigurisë në veri të Kosovës, sa që vitin e kaluar disa basketbollist të huaj nuk dëshironin të luanin pas agresionit në shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.
“Kur ke rasti i Banjkës lojtarët e huaj nuk dëshironin me ardh me luajt, u frikësonin”, ka thënë Hajrizi.