27.8 C
Mitrovice
E premte, 5 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

DREXIT: Drenicakët duan të shkëputen nga Kosova pas fitores së Kurtit

Një fotografi e montuar po qarkullon në rrjetet sociale të Internetit në të cilën bëhet referencë me ngjarjen e fundit që u realizua javën e kaluar në të cilën Britania e Madhe doli nga Bashkimi Evropian zyrtarisht.

Në fotografinë e fjalë duket harta e Republikës së Kosovës, por pa rajonin e Drenicës që përfshin komunën e Drenasit dhe atë të Skënderajit. Poshtë shkruan “Drenicxit” për të dhënë ndoshta idenë se pas fitores së Kurtit, drenicakët duan shkëputjen e tyre të plotë nga Republika e Kosovës.

Nuk është bërë e ditur nëse do të mbahej ndonjë referendum apo peticion për një gjë të tillë, por dihet se në rajonin e Drenicës, Lëvizja Vetëvendosje që do të bashkëqeveris me LDK-në nuk ka mbështetje të madhe. Sidoqoftë, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti premtoi se do të ishte kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh nëse e kishin votuar apo jo që lë të nënkuptohet se drenicakët nuk duhet të kenë frikë nga diskriminimi i mundshëm. Në seancën e fundit të Kuvendit ku u votua Qeveria, një deputet opozitar megjithatë vuri re mungesën e njerëzve nga Drenica në kabinetin qeveritar të z.Kurti. Kujtojmë që komuna e Skënderajit drejtohet nga Bekim Jashari, ndërsa komuna e Drenasit nga Ramiz Lladrovci i PDK-së.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT