Sipas drejtorit sportiv i klubit të Werder Bremenit, Frank Baumann, Milot Rashica do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së parë, transmeton Gazeta Metro.
Që nga hapja e afatit kalimtar të verës, Milot Rashica u lidh me një largim nga Werder Bremeni, por duket tani se do mbetet pjesë e tyre së paku deri në afatin e janarit.
“Në ditët e fundit ka pasur interesim nga shumë klube nga vendi dhe jashtë vendit. Ka pasur bisedime deri sot, por ne nuk donim ta shisnim lojtarin nën vlerën që ka. Ishin negociata të komplikuara dhe në fund pa marrëveshje” – ka deklaruar Baumann.
Sot gjatë ditës është rapotuar se reprezentuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje për transferimin te Bayer Leverkuseni, por që kjo lëvizje dështoi në fund shkaku i mos deponimit të kontratës në kohën e caktuar te FIFA, pasi afati kalimtar veror në Bundesligë është mbyllur sonte në ora 18:00.
Shpëtimi i vetëm i Rashicës tani mbetet kalimi në Premier Ligë, ku disa skuadra kanë shfaqur interesim dhe merkato atje mbyllet në ora 23:59, por që edhe kjo ka pak gjasa që të ndodhë. /gazetametro.net