27.9 C
Mitrovice
E diel, 13 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Drejtoresha Erseka Hasanaj Barani prezanton masat e marra nga komuna e Mitrovicës për parandalimin e COVID-19

Mitrovica vazhdon të jetë nga komunat e pakta në Kosovë që nuk ka të konfirmuar me COVID-19, por kjo nuk ka ndaluar këtë komunë që të marrë masat e nevojshme për parandalimin dhe përballimin e pandemisë që ka përfshirë gjithë botën, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Shtabi emergjent i kësaj komune po vazhdon punën pa ndalë në drejtim të luftimit të pandemisë dhe ka marrë masa të shumta.

Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Erseka Hasanaj Barani, ka prezantuar masat që ka ndërmarrë komuna e Mitrovicës konform rekomandimeve dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë vendimet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse si forma më e sigurt e parandalimit të COVID-19.

Ky është postimi i plotë i të parës së shëndetësisë në Mitrovicë:

Të dashur bashkëqytetar,

Si shtab emergjent komunal, jemi në vazhdimësi duke punuar në drejtim të luftimit të përhapjes së virusit COVID-19, në Komunën tonë.
Dua të ju njoftoj se po bëhet një punë e madhe nga stafi jonë shëndetësor në QKMF dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Masat e marra konform rekomandimeve janë:

1. DDD-ja (dezinfektim-dezinsektim-deratizim) e të gjitha objeketeve shëndetësore, duke përfshirë edhe QKMF-në, e kjo bëhet në baza ditore.

2. Vendosja e tendës për ekzaminimin e pacientëve me simptoma të dyshimta.

3. Ekzaminimi i të gjithë pacientëve (pavarësisht shërbimit që kërkojnë) në hyrje të objektit.

4. Ndarja e hapsirës së objektit, në rast të ndonjë pacienti të dyshimt.

5. Furnizmi me të gjitha pajisjet mbrojtëse, për të gjithë stafin në të gjitha sektoret dhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare, duke përfshirë (maska, doreza, rroba speciale, mantela special, maska të xhamit, syze speciale etj).

6. Krijimi i 5 linjave telefonike në numrin 194 🚑☎️, në mënyrë që qytetarët të konsultohen me profesionistët shëndetësor për çdo shqetësim, pa pasur nevojë të frekuentojnë qendrat.

7. Monitorimi i pikës kufitare në Bërnjak nga katër ekipet tona.

8. Vendosja e Portës Dezinfektuese në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Të dashur bashkëqytetar,

Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me personelin shëndetësor të QKMF-së, janë në monitorim 24/7 të çdo rasti të dyshimt, e që për fat të mirë, në komunën tonë nuk kemi.

Ju ftoj të respektoni rekomandimet dhe të qëndroni në shtëpi, nuk ka vend për panik, por duhet një kujdes i shtuar.

Njëkohësisht, ju lutem që të mos ndikoheni nga deklarime dhe prononcime të cilat janë të qëllimshme dhe tendencioze. Të bashkangjitur janë fotot të cilat dëshmojnë masat tona. Ju njoftoj se përveç se kemi marr donacione nga donator të ndryshëm, konrektisht, për rrobat speciale, përveç se jemi furnizuar nga kompania METALURGU, të njejtit kanë dhuruar edhe për Spitalin Rajonal. Njëkohësisht, furnizimet kanë ardhur edhe nga MSH.

Zotohemi se do ju mbajmë të informuar për çdo rrjedhë drejt luftimit të virusit.

Faleminderit përzemërsisht,
EHB

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT