Një person është arrestuar dje në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte qenë duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Krajl Petri” në Mitrovicë, transmeton lajmi.net.
I dyshuari gjithashtu kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga policia:
Rr. Krajl Petri, Mitrovicë 02.04.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte drejtuar veturën. Gjatë legjitimimit i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/