35 C
Mitrovice
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Drecun: SHBA-ja po e përgatit FSK-në që të hyjë në veri të Kosovës

Analisti ushtarak i Millosheviqit i cili tani është në shërbim të Vuçiqit si kryetar i Këshillit serb për Mbrojtje, Millovan Drecun ka deklaruar se “nuk mund të injorohet synimi i transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës”, dhe ka shtuar se në këtë plan ekzistojnë aktivitete intensive me partnerët ndërkombëtarë, para se gjithash me SHBA.

“Gjatë majit dhe qershorit pati disa aktivitete të FSK-së. Një njësitë inxhinierie mori pjesë në një stërvitje në Kroaci, dhe pati edhe disa aktivitete të tjera të përbashkëta. Veçanërisht befasuese janë aktivitetet intensive me SHBA. Është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në prodhimin e municioneve, që tregon se duan të zhvillojnë industrinë e mbrojtjes. Po ashtu, kemi një ritëm të shpejtuar të mbajtjes së stërvitjeve. FSK fillimisht ishte në Luiziana për një trajnim intensiv, më pas zhvilloi një stërvitje të përbashkët me trupat shqiptare dhe amerikane në territorin e Shqipërisë. Deklarata e Ambasadës Amerikane tregon se kjo stërvitje ka për qëllim integrimin në NATO dhe përgatitjen e aleatëve për zbatimin e planeve të Aleancës në rajon. Kjo nuk mund të jetë e mirë për popullin serb”, ankohet Drecun.

Ai vuri në dukje edhe pjesëmarrjen e njësive speciale të FSK-së në stërvitje me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, të cilat kishin për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe testimin e gatishmërisë për reagim ndaj krizave.

“Po përgatitin FSK-në për të hyrë në veri të Kosovës, dhe pasi të hyjnë, ata nuk do të dalin më”, ka thënë ky ish-propagandist me eksperiencë i Millosheviqit. Ai ka shtuar se ushtria amerikane po realizon planet e veta pavarësisht “bashkëpunimit të dobët të Kosovës me administratën Trump”./Paparaci.com

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT