4 C
Mitrovice
E martë, 9 Dhjetor, 2025
spot_img

Dosja Ibër Lepenc: Agjenti serb furnizoi Serbinë me dokumente të KFOR-it dhe falsifikoi dosje për UÇK-në

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc”, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut, shkruan Insajderi.

Dy prej të akuzuarve janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.

Prokuroria e Speciale ka zbardhur detaje të reja nga aktakuza kundër Jovan Viçentijeviq, i cili dyshohet se ka vepruar për një periudhë të gjatë si agjent i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë. Sipas dosjes hetimore, ai ka operuar në territorin e Kosovës deri në arrestimin e tij më 1 dhjetor 2024, duke kryer një sërë veprimesh që rrezikonin seriozisht rendin juridik, sigurinë kombëtare dhe trupat ndërkombëtare të KFOR-it.

Dokumente të klasifikuara të KFOR-it të siguruara për Serbinë

Sipas dosje që ka siguruar Insajderi Jovan Viçentijeviq, me gradën Kolonel, ka mbledhur dhe transmetuar drejt Serbisë informacione të ndjeshme të sigurisë, duke përfshirë një dokument konfidencial 66-faqësh të KFOR-it, të përpiluar për nevojat operacionale të trupave ndërkombëtare në terren.

Ai dyshohet se ka vëzhguar: lëvizjet e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, ka fotografuar bazën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Jasenovik, në Komunën e Zubin Potokut, dhe ka dokumentuar informacione të tjera që mund të keqpërdoren nga një shërbim i huaj inteligjence.

Krijimi i një organizate të rreme për të dëmtuar imazhin e Kosovës

Një nga veprimet më të rrezikshme të Viçentijeviqit, sipas prokurorisë, ka qenë tentativa për të krijuar “narrativë të dëmshme” kundër shtetit të Kosovës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

I pandehuri kishte modifikuar një dokument, duke sajuar ekzistimin e një organizate fiktive të quajtur:

“Komiteti Kombëtar për Lirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare”.

Në këtë dokument të manipuluar ai kishte bashkëngjitur edhe fotografi të eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me qëllim që të krijonte perceptimin e një rreziku të paramilitarëve shqiptarë në veri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT