Kulaqi duket të jetë ndarë. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, patën sot edhe një takim për harmonizim të programve. Ata thanë se u morën vesh për gjithçka dhe në takimin e radhës thjeshtë do të nënshkruhen marrëveshjet, njofton Klan Kosova. Ata nuk folën për postin e presidentit, por Klani mëson se edhe kjo është punë e kryer. Ndryshe, Vetëvendosje në vazhdimësi ka theksuar se nuk do ta fusin postin e presidentit, në “pazarin” e ndarjes së pushtetit.