1.8 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Dorëzohet kallëzim penal ndaj mërgimtarit Belisar Jezerci nga “Lëvizja për rikthim” për thirrje për shfarosje dhe spastrim etnik

Avokati Asdren Bytyqi ka bërë të ditur se është dorëzuar kallëzim penal ndaj Belisar Jezerci, për shkak të thirrjeve publike për shfarosje dhe spastrim etnik të shqiptarëve myslimanë në Kosovë.

Sipas Bytyqit, deklaratat e Jezerci-t përbëjnë nxitje të urrejtjes dhe dhunës mbi baza fetare dhe etnike, ndërsa ai ka theksuar se Jezerci, së bashku me organizimin e quajtur “Lëvizja për rikthim”, po i shërben projekteve afatgjata të Serbisë që synojnë përçarjen dhe vëllavrasjen e shqiptarëve përmes ndasive fetare.

Avokati ka bërë thirrje për reagim të shpejtë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, duke theksuar se ky institucion ka për obligim kushtetues të veprojë në mënyrë të paanshme dhe profesionale.

Sipas tij, Prokuroria Speciale nuk duhet të angazhohet në veprime politike apo selektive, siç pretendohet se ka ndodhur deri më tani ndaj kësaj lëvizjeje, por të zbatojë drejtësinë në përputhje me misionin dhe kompetencat e saj ligjore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT