Pasi përfaqësuesit politikë të serbëve, zyrtarët policorë, gjyqtarët e prokurorët dhanë dorëheqje brenda javës që shkoi, sot dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe zyrtarët e lartë të komisioneve komunale zgjedhore në komunat veriore.
Këtë e ka bërë të ditur, Sllobodan Dimitrijeviq, i cili ka mbajtur pozitën e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Mitrovicën e veriut, përcjell klankosova.tv.

Dimitrijeviq i ka thënë kosovo-online se procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës nuk mund të ndodhë pa u arritur një marrëveshje politike.
Siç ka shtuar ai, një proces i tillë zgjedhor do të ishte “në kundërshtim me parimet dhe bindjet e tyre morale, profesionale dhe demokratike”.



