9.6 C
Mitrovice
E martë, 18 Nëntor, 2025
spot_img

Dorëheqja e Krasniqit dhe gara për të parin e PDK-së, Hamza: S’ishte kërkesë e imja

Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se do të dëshironte që për postin e kryetarit të kishte pasur garë me konkurrencë.

Në anën tjetër, për dorëheqjen e Memli Krasniqi, ai theksoi se ka qenë vendim ekskluzivisht i tij, pra i ish-kryetarit të PDK-së.

“Nuk ka qenë kërkesë nga ana ime, absolut. Nuk kemi arritur që seriozisht të diskutojmë këtë pozicion kryeministër-kryetar. Vendimi ka qenë ekskluzivisht i Memlit, mikut tim që ta bëj këtë veprim të përgjegjshëm mbi bazën e analizës së tij. E ka marrë vendimin dhe nuk është pritur lehtë, por e kemi respektuar”, deklaroi Hamza.

Hamza shtoi se gara ka qenë e hapur për të gjithë, duke theksuar se PDK-ja është e njohura për organizime të mira.

“Konventa është thirr në përputhje me rregulloret e partisë. PDK është e njohur për organizime të mira, me pjesëmarrje masive të delegatëve. Gara ka qenë e hapur për të gjithë. Kam pasur dëshirë dhe jam i bindur që të gjitha kushtet ekzistojnë dhe kanë ekzistuar që të kemi garë me konkurrencë. Kam qenë i vetmi kandidat dhe konventa me unanimitet të plotë ma dha besimin”, u shpreh Hamza në Pressing, transmeton Klankosova.tv.

TË FUNDIT

TË FUNDIT