16.5 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Doli pa leje: Nëna gjen vajzën në club nate duke pirë, momenti kur e largon me dhunë

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një klub nate në Peru.

Një adoleshente kishte shkuar në një klub nate me miqtë dhe në dyert e lokalit në një moment u shfaq e ëma e saj shumë e nervozuar.

Ajo i hodhi një shikim dhe menjëherë e përcolli jashtë klubit të natës, ku gjithë kohën e godiste me rrip në këmbë.


Dikush që ishte i pranishëm në atë klub nate në Pacasmayu, e filmoi ngjarjen dhe e shpërndau në internet.

Raportohet se vajza e re nuk kishte kërkuar leje nga prindërit për të dalë, por ajo çfarë e nervozoi më shumë të ëmën e saj është fakti se gjeti të bijën adoleshente duke pirë birrë.

Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbrojtje nënës, duke konsideruar se fëmijët duhet t’i respektojnë prindërit, pasi ata ua duan më të mirën.

Megjithatë ka pasur edhe prej atyre që mendojnë se me këtë veprim kjo nënë nga Peruja e ka tepruar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT