Policia e Kosovës ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i ketë patjetër me veti çdo vozitës për drejtimin e një mjeti.
Sipas policisë, çdo vozitës duhet që patjetër të ketë patentë shoferin, certifikatën e regjistrimit të automjetit, autorizimi nëse mjeti shfrytëzohet jashtë vendit, policën e sigurimit, raportin evropian të aksidenteve, dokumentet për kualifikim të shoferëve, certifikatën e vlefshme shëndetësore, kur me ligj parashikohet posedimi i saj dhe urdhëresën e punës ose autorizimin, të lëshuara nga institucionet publike apo private për drejtim të mjetit brenda vendit.
Njoftimi i plotë:
DOKUMENTET GJATË DREJTIMIT TË MJETIT!
-Patentën e shoferit,
-Certifikatën e regjistrimit të automjetit,
-Autorizimin, nëse mjeti shfrytëzohet për drejtim jashtë vendit,
-Urdhëresën e punës ose autorizimin, të lëshuara nga institucionet publike apo private për drejtim të mjetit brenda vendit,
-Policën e sigurimit,
-Raportin evropian të aksidenteve
(Shoferi – 50 euro
Institucioni i autorizuar – 500 deri 1500 euro)
-Dokumentet për kualifikim të shoferëve,
-Certifikatën e vlefshme shëndetësore, kur me ligj parashikohet posedimi i saj.