12.5 C
Mitrovice
E premte, 24 Tetor, 2025
spot_img

Dokument: Gjenerali Clark mori miratimin e ShBA-së për të dëshmuar në favor të Thaçit

Ish-komandanti i NATO, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

Gjenerali amerikan që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve të NATO-s kundër çarqeve të ish-Jugosllavisë është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë dëshmitar.

Në dokumentin e publikuar, mbrojtja thekson se Clark ka marrë miratimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar në Hagë.

“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në dokument.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT