Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim (DnV), ka dënuar ashpër gjuhën linçuese ndaj kryetares së Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Kryeziu ka thënë se ka parë presioni dhe linçimin që i është Valdete Dakës, ai ka thënë se partitë duhet ndjekur procedurat për certifikim.
Tutje, Kreyziu u ka bërë thirrje partive politike që edhe kandidatët e tyre t’i bëjnë publike financat.
“Partitë politike kanë filluar me programin zgjedhor para fushatës. Këto të fundit kanë thyer rregullat e caktuara nga institucionet përgjegjëse në raport me COVID19. U bëjmë thirrje partive politike që të respektojnë rregullat. Bëjmë thirrje që partitë politike t’i bëjnë publike financat, edhe kandidatët e tyre. Shpenzimet e tyre duhet të jenë sipas asaj 50 cent për votues.
Bëjmë thirrje që subjektet politike të mos keqpërdorin shërbyesin civil. Kemi parë edhe presionin ndaj KQZ-së, me ç’rast dënojmë ashpër linçimin që i është bërë z. Valdete Daka. U bëjmë thirrje partive politike që të ndjekin procedurat për certifikim”, tha Kryeziu.
Kryeziu u bëri thirrje edhe kandidatëve për deputetë që të mos mbajnë takime me qytetarë nëpër shkolla, nëpër oda apo kudo tjetër ku rrezikojnë përhapjen e koronavirusit.
Në këto zgjedhje të parakohshme DnV do t’i ketë 16 vëzhgues të cilët do të monitorojnë mediat, televizionet kombëtare dhe portalet. Ndërsa në ditën e zgjedhjeve DnV do t’i ketë në teren 600 monitorues.




