Gentrit Gashit i duhet ndihmë për trajtim në Turqi, numri kontaktues është 044-530-975.
I ndihmon babait në obligimet e shtëpisë. Madje Gentrit Gashin nga fshati Sllovi e Lipjanit nuk e pengon as problem shëndetësor që ka me shikimin për t’i dalë në krah babait të tij, Ismetit.
Intervenimi në njërin sy, para dy vitesh i shtoi atij shpresën se do t’i kthehet shikimi në syrin e majtë. Por trajtimi i Gentritit që bëhet në Turqi, është edhe i kushtueshëm.