21.1 C
Mitrovice
E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Djali i Veselit i reagon Kurtit: Me qëndrime të tilla po i rrënon urat e bashkimit – po sjellë përçarje

Klestori Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në një emision televiziv tha se PDK-ja ka disa kryetarë dhe disa prej tyre marrin instruksione nga Haga.

Veseli e ka cilësuar këtë deklaratë si të pavend dhe aspak dinjitoze.

“Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë,” ka shkruar Klestori në një postim në Instagram.

Ai ka theksuar gjithashtu se kryetari i PDK-së është Memli Krasniqi dhe i ka bërë me dije Kurtit dhe gjithë të tjerëve në skenën politike se “nuk kanë pse t’i frikësohen debateve konstruktive politike”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT