Endrit Thaçi, djali i ish presidentit, Hashim Thaçi ka uruar Richard Grenell për postin e ri në administratën e Trumpit.
Endrit Thaçi ka thënë se kjo është një detyrë e përshtatshme për Grenellin.
Ai shkroi se “bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA’së”, dhe se një detyrë e tillë i përshtatet Grenellit.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të shtunën se ka zgjedhur ish-shefin e tij të zbulimit Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme, një post ku ai pritet të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.