Ka vdekur ish-komandanti i UÇK-së, një ndër shokët dhe bashkëluftëtarët më të ngushtë të komandantit legjendar, Adem Jashari, Sahit Jashari nga Prekazi i Skenderajt.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe djali i tij, Kushtrimi, i cili tha se rreth detajeve të ceremonisë do të njoftojnë së shpejti.
Ndër tjera ai nderoi veprën dhe jetën e babait të tij në kontributin e dhënë për atdhe.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë dashamirët se ka ndërruar jetë babai ynë, Sahit Jashari.
Babin do ta kujtojmë gjithmonë me krenari për veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut, për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.
Për kohën dhe vendin e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Familja Jashari”, thuhet në njoftim.




