14 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Djali i Cimës kërcënon portalet që ia shpallën babanë të vdekur

Aktori i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima është infektuar me koronavirus.

Cima dje ka shkruar se gjendja e tij është stabile dhe se është me oksigjeno-terapi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që po pyesin për gjendjen e tij. Por, disa portale fiktive kanë keqpërdorur rastin e rëndë të aktorit kosovar, duke publikuar lajme se ai ka ndërruar jetë.



Kjo ka zgjuar reagime të shumta, ku së fundmi ishte djali i Cimës, ai i cili reagoi ashpër, madje edhe në formë kërcënuese ndaj këtyre portaleve.

“Po ju qoj te fala do Portaleve dhe personave per shperndaje te lajmeve te rrejshme, besom kurgjo maqina e mishit se cka keni me perjetu prej meje. Shihemi se shpejti.



E per ju dashamir, babi gjendjen e ka me mire, eshte pak i lodhun, me oksigjeno terapi, ngapak po ushqehet , faleminderit per përkrahjen” shkroi ai në një postim në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT