6.4 C
Mitrovice
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Djali godet babanë me sëpatë në Deçan

Një person dyshohet se është goditur me sëpatë nga djali i tij në fshatin Isniq të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së sotme.

Sipas tij, viktima është duke marrë trajtim në spital, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Rreth orës 15:35, Stacioni Policor është njoftuar nga QMF se është duke e trajtuar një person të lënduar me mjet të fortë, sëpatë, i cili dyshohet se është lënduar nga një familjar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Prokurorja e shtetit është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar që me rastin të merret sektori i hetimeve rajonale për shkak të peshës së veprës. I dyshuari gjendet në arrati”, ka thënë Gashi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT