Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur kënaqësi që artistja e njohur, Alma Bektashi do këndojë Himnin Kombëtar të SHBA-së në eventin e sontëm të Pavarësisë.
”Mezi presim të festojmë 248 vjetorin e pavarësisë sonë sonte! #SHBA në Kosovë”, shkruan mes tjerash Hovenier.
Në këtë postim të bërë në “X”, ambasadori amerikan ka publikuar edhe pamje gjatë provave me këngëtaren Alma Bektashi.
I’m so pleased that Alma Bektashi agreed to sing the U.S. National Anthem with me at our Independence Day reception. Looking forward to celebrating 248 years of our independence tonight! #USAInKosovo pic.twitter.com/WXDOYg6YvN
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 2, 2024