8.9 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar një nga një përballjet e saja.

Xhudistja pejane në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për ta siguruar së paku medaljen e argjendtë, por që do ta kërkojë edhe të artën në finale gjithsesi.

Paraprakisht, xhudistja pejane e eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u plasuar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

“Disi” e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytin e mposhti ukrainasen Anna Borodina.

Ndërkohë, garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua qysh në rrethin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë, pasi u mposht nga kroatja Tihea Topolovec. /Gazeta Express/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT