2.9 C
Mitrovice
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
spot_img

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Zagreb

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Grand Prix të Zagrebit në Kroaci.

Xhudistja kosovare në finale në kategorinë deri në 52 kg, e mposhti me IPPON, hungarezen, Reka Pupp.

Në takimin e parë, Distria e mposhti xhudisten braziliane, Amanda Lima.

Në çerekfinale ishte radha për ta mposhtur francezenm, Blandine Pont.

Në gjysëmfinale Krasniqi e mposhti xhudisten nga Italia, Gaia Stella.

Për Distrinë është e arta e tetë në garat e nivelit Grand Prix. Por 29-vjeçarja për herë të parë ka fituar të artën në Grand Prix të Zagrebit. Në vitin 2016 dhe në vitin 2022 kishte fituar të argjendtë, ndërsa në vitin 2015 të bronztë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT