Emisari i Bashkimit Europian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti në Vjenë, i cili ka thënë se ka pasur një diskutim të thellë me të.
Lajcak përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për takimin që ka pasur me kryeministrin Kurti, ndërsa ka bërë të ditur se kanë zhvilluar një bisedë të thellë.
Tutje ai ka theksuar se çështje e diskutimi ka qenë rruga përpara në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian
“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajcak.
In Vienna today, I had an in-depth discussion with Prime Minister of Kosovo @albinkurti about the current state of play and way forward in the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/9LnAtNxc53
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 22, 2021



