Sot të gjitha pikat doganor(terminalet doganore), Prizren, Ferizaj dhe Prishtinë, janë ndaluar disa kompani importuese të naftës nga Dogana.
Indeksonline mëson se ato kanë pasur problem me certifikatën e “Komformitetit”.
Lajmin për ndalimin e disa kompanive importuese për Indeksonline e konfirmoi edhe Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Po janë ndal disa për verifikim të dokumenteve. Ende nuk kemi rezultate prandaj nuk mund të konkludojmë se ka mospërputhje me konformitetin e kërkuar”, u shprehë Stavileci.
Në lidhje me këtë, Indeksonline kontaktoi edhe Fadil Berjanin, kryetarin e Shoqatës së Naftarëve të Kosovës.
“Unë nuk kam informata lidhur me këtë problem po duhet të respektohen ligjet dhe udhëzimet ne fuqi”, u shprehë Berjani.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do të vazhdoj të ju mbaj të informuar.




